Futboll

Supergol i Modriqit në fitoren e Real Madridit

Real Madrid

Mesfushori 39-vjeçari, Luka Modriq, ka realizuar supergol në fitoren e Real Madridit.

Reali të dielën në kuadër të xhiros së 25-të të La Ligas e mposhti në shtëpi Gironan me rezultatin 2:0.

Kroati Modriq në minutën e 41-të e pranoi topin dhe më pas me gjuajtje shumë të fuqishme e të saktë nga distanca i dha epërsinë madrilenëve.

Për të ishte goli i dytë në La Liga në edicionin aktual, krahas tre asistimeve.

Golin përfundimtar e shënoi Vinicius Junior në minutën e 83-të me asistimin e Kylian Mbappes.

Reali ka 54 pikë dhe renditet në pozitën e dytë.

54 pikë i ka edhe Barcelona që e mbanë vendin e parë.

Atletico Madridi ka një pikë më pak në pozitën e tretë.

Garë e fortë është duke u zhvilluar këtë edicion për titull kampioni në elitën e futbollit spanjoll mes Barçës, Realit dhe Atleticos.


Supergol i Modriqit

Luka Modriq ka shënuar supergol për epërsinë e Real Madridit të dielën ndaj Gironas.

Në ndeshjen e xhiros së 25-të të La Ligas që po luhet në “Bernabeu”, 39-vjeçari Modriq realizoi nga një distancë e largët.

Ai pranoi topin dhe më pas me gjuajtje shumë të fuqishme e të saktë i dha epërsinë madrilenëve.

Për të ishte goli i dytë në La Liga në edicionin aktual, krahas tre asistimeve.