Futboll

Fitorja e parë e Munishit me Dukagjinin

dUKAGJINI

Trajneri Ismet Munishi e ka shënuar fitoren e parë me Dukagjinin.  Munishi dhe Dukagjini fituan përballjen e vështirë të xhiros së tretë të Superligës ndaj Gjilanit, madje me rikthim të rezultatit. Dukagjini fitoi 2:1.  

Edison Kqiku shënoi nga gjuajtja e lirë me devijimin e Albion Pllanës, në minutën e nëntë për Gjilanin.
Met Millaku më pas i barazoi shifrat për Dukagjinin pas gjysmë ore lojë. Ai festoi duke e ngritur lartë fanellën e bashkëlojtarit Besir Iseni, që këputi ligamentin e gjurit në duelin ndaj Suharekës. 
Me të nisur pjesa e dytë, Altin Merlaku shënoi nga penalltia për rezultatin 2:1, në minutën e 50-të. 
Me golin e Merlakut, Dukagjini i fitoi pikët e plota në Klinë të dielën, në stadiumin “18 Qershori”. 

Për Dukagjinin ishte fitorja e parë pas disfatave nga Ballkani dhe Suhareka, ndërsa Gjilani pëson disfatë për herë të parë në këtë edicion, pas barazimeve me Llapin dhe Ballkanin. 

Dukagjini zë vendin e shtatë me tri pikë, ndërsa Gjilani i teti ka dy pikë.
 


Dukagjini në epërsi

(Përditësuar, 17:15) - Skuadra e Dukagjinit ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Gjilanit në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll. 

Altin Merlaku shënoi për 2:1 nga penalltia në minutën e 49-të.
 


Baras edhe në Klinë pas 45 minutave të para

(Përditësuar, 16:53) - Me rezultat të barabartë është mbyllur edhe pjesa e parë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, mes Dukagjinit dhe Gjilanit. 

Kapiteni i Gjilanit, Edison Kqiku shënoi supergol nga gjuajtja e lirë për Gjilanin në minutën e nëntë. 
Shifrat i barazoi Met Millaku në minutën e 30-të, kur realizoi pas gabimit të rëndë të ish-portierit të Dukagjinit, Kenan Haxhihamza. 

Ndeshja i takon xhiros së tretë të elitës së futbollit kosovar.


Gabon rëndë Haxhihamza, shënon Millaku

(Përditësuar, 16:37) - Mesfushori Met Millaku e ka shfrytëzuar gabimin e rëndë të portierit Kenan Haxhihamza. 

Haxhihamza, ish-portier i Dukagjinit, e mbajti topin më shumë se që duhet para portës dhe këtë e shfrytëzoi Millaku që shënoi për 1:1 ndaj Gjilanit, në minutën e 30-të. 

Ai e festoi golin duke e ngritur lartë fanellën me numrin 4 të qendërmbrojtësit Besir Iseni, që pësoi lëndim të rëndë në ligamentin e gjurit, në ndeshjen ndaj Suharekës.


Supergol i Kqikut në Klinë

Kapiteni Edison Kqiku e ka kaluar në epërsi Gjilanin në duelin ndaj Dukagjinit që po zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. 

Kqiku shënoi supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e nëntë të ndeshjes. 

Ndeshja i takon xhiros së tretë të elitës së futbollit kosovar.