Futboll

Supergol i Donjeta Halilajt në Superligën e Turqisë

Donjeta Halilaj

Donjeta Halilaj ka shënuar supergol në Superligën e Turqisë. 

Të dielën, Halilaj e realizoi golin e parë në fitoren 2:1 të skuadrës së saj, Beshiktash, në udhëtim te Fatih Vatan Spor.  Futbollistja e Kosovës realizoi në minutën e 64-t nga gjuajtja e lirë për 1:1. 
Ishte goli i tretë i saj në kampionatin aktual të elitës turke. 

Ndeshja i takoi xhiros së 12-të. 
Beshiktashi është i katërti me 28 pikë.