Futboll

Supergol i Biqkajt në Turqi

Kaltrina  Biqkaj

Kaltrina Biqkaj ka shënuar supergol të enjten me skuadrën e Trabzonsporit në Superligën e Turqisë.

Por ndeshjen e xhiros së 22-të, Trabzonspori e humbi me rezultatin 3:1 në udhëtim te Beylerbeyi.

Futbollistja 24-vjeçare që përfaqëson Kosovën realizoi në minutën e 44-t për 2:1.

Ndërkohë, Fatlinda Ramaj, që aktivizohet në krahun e majtë, u përjashtua nga loja në minutën e 53-të.

Biqkaj në edicionin aktual i ka pesë gola të shënuara në total.