Futboll

Super Shaqiri, realizon dy supergola në derbin zviceran

Xherdan Shaqiri

Sulmuesi Xherdan Shaqiri është duke shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit zviceran. Shaqiri realizoi dy supergola të shtunën në mbrëmje në fitoren e Baselit. 

Baseli e fitoi derbin ndaj Zurichut me rezultatin e thellë, 4:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 32-të. 

Fillimisht Shaqiri me një goditje të fortë nga afërsia realizoi për 2:0. Ish-reprezentuesi i Zvicrës, Shaqiri, golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje e shënoi nga goditja e dënimit. 

Te goli i katërt i Baselit asistoi Albian Ajeti. 

Shaqiri e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari. Ndeshjen te Baseli e kompletuan  edhe Ajeti e Leon Avdullahu. 

Te Zurichu ndeshjen e kompletoi Lindrit Kamberi kurse Bledian Krasniqi luajti deri në minutën e 75-të. Në bankën e rezervistëve ishte Mirlind Kryeziu. 

33-vjeçari Shaqiri në 31 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka realizuar 15 gola dhe ka bërë po aq asistime. 

Baseli vazhdon të jetë lider me 58 pikë. Servette ka shtatë pikë më pak në pozitën e dytë. 

Zurichu renditet në pozitën e gjashtë me 47 pikë.