Fisnik Asllani ka shpërthyer me “hat-trick” të shtunën në pjesën e dytë, duke ia siguruar pikët e plota Elversbergut në derbin në udhëtim ndaj Hannoverit.
Ballafaqimin e xhiros së 29-të të Bundesliga 2, kategorisë së dytë të futbollit gjerman, skuadra e Asllanit e fitoi 3:1.
Asllani tani ka 17 gola në Bundesliga 2 dhe është prej sulmuesve më të mirë në ligë.
Hannoveri pësoi gol në minutën e 12-të, por më pas ishte momenti i sulmuesit të Kosovës.
22-vjeçari që është lojtar i Hoffenheimit, i huazuar tek Elversbergu, realizoi në minutën e 55-të, të 78-të dhe të 98-të.
Elversbergu pas 29 ndeshjeve të luajtura ka 47 pikë dhe mban pozitën e tretë. Është në garë për t'u ngjitur në elitë.