Me golin e sulmuesit të Kosovës, Eliot Bujupi, Stuttgarti U19 ka kaluar në epërsi ndaj Cërvena Zvezdës.
VIDEO:
Lovely goal by Eliot Bujupi (06) to put Stuttgart U19 1-0 up vs Crvena zvezda #UYL
Timing of 2nd chop is bang-on; waits for DEF to commit to turning, & then cuts back ~ dictating the situation/ruining DEF’s body shape/momentum
pic.twitter.com/a2KlN6NMJn— The Next Wave (@_TheNextWave_) November 27, 2024
Ndeshja e xhiros së pestë të UEFA Youth League po luhet në Beograd. Bujupi shënoi gol në minutën e pestë. Ai dribloi mbrojtësit e ekipit serb dhe me gjuajtje të saktë shënoi për 1:0.
Në Serbi shkruajnë për golin e sulmuesit të Kosovës
Sulmuesi i Kosovës, Eliot Bujupi, ka shënuar supergol në barazimin e të rinjve të Stuttgartit në ndeshjen kundër Cërvena Zvezdës në UEFA Youth League.
Ndeshja e luajtur të mërkurën në Beograd përfundoi baras, 1:1. Supergolin e Bujupit e kanë komentuar edhe mediumet në Serbi.
“Bujupi i Kosovës e ‘theu’ Milosavjleviqin me disa lëvizje dhe goditi saktë për golin e mysafirëve”, shkruan ndër të tjera “sportal.rs”.
Për golin e Bujupit kanë shkruar edhe media tjera serbe. Ndeshja Cërvena Zvezda U19 – Stuttgart U19 i takoi xhiros së pestë të UEFA Youth League. 18-vjeçari Bujupi ka shënuar katër gola në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve për të rinj. Dy gola i ka shënuar Atalantas dhe një gol Juventusit. Bujupi është kapiten i Kosovës U19, ndërsa ka debutuar edhe për ekipin A të “Dardanëve”.