Klubi i inkuadruar sivjet në Superligë, FC Suhareka, ka prezantuar transferimin e parë të martën.
Bëhet fjalë për mesfushorin Lorik Boshnjaku, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me suharekasit.
Boshnjaku u transferua si lojtar i lirë nga Vllaznia e Shkodrës, për të cilët luajti dy sezone.
28-vjeçari më herët ka bërë karrierë edhe te Prishtina.
"Vetëm fillimi, asgjë s'ka mbaruar", ka paralajmëruar Suhareka në postimin e prezantimit të Boshnjakut.
Suhareka u fuzionua me A&N sezonin e kaluar në Ligën e Parë. Që në sezonin e parë, siguroi ngjitjen në Superligë, falë edhe investimeve të shumta në lojtarë cilësorë.