Futboll

Suhareka ndan rrugët me Kidën

Qëndrim Kida

Pas humbjes nga Gjilani të shtunën në xhiron e 22-të të Superligës së Kosovës në futboll, klubi i Suharekës ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me trajnerin Qëndrim Kida.

Suhareka i ka katër disfata rresht në të gjitha garat.

Kida u emërua trajner i Suharekës në muajin tetor të vitit të kaluar.

Ai te Suhareka e zëvendësoi Shpëtim Duron.

39-vjeçari Kida e ka drejtuar Suharekën në 14 ndeshje.

Ka shënuar tri fitore, katër barazime dhe shtatë humbje.

Suhareka pas 22 ndeshjeve të zhvilluara ka 26 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë.