Janë zhvilluar dy ndeshjet e xhirosë së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll, ajo mes Suharekës dhe Prishtinës e Malishevës dhe Dritës
Malisheva - Drita 0:0
Suhareka - Prishtina 2:1
(M. Zeka 3', Fetahaj 68' - Hajdini 36')
Fitorja e parë e Kidës me Suharekën
Trajneri Qëndrim Kida e ka shënuar fitoren e parë me Suharekën.
Pas disfatës që e pësoi javën e kaluar nga Ballkani, Suhareka të dielën e mposhti në shtëpi Prishtinën me rezultatin 2:1. Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Sulmuesi Mevlan Zeka realizoi për 1:0 në minutën e tretë të ndeshjes.
Prishtina i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 30-të me golin e mbrojtësit, Ardi Ajdini.
Fitoren Suharekës ia siguroi Liridon Fetahaj që në minutën e 68-të realizoi për 2:1.
Prishtina e kishte shansin që ta barazonte rezultatin në 2:2 krejt në fund të ndeshjes, por Albin Krasniqi nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.
Suhareka ka 16 pikë dhe është në vendin e katërt. Me pikë të njëjta është edhe Prishtina që është një pozitë më lartë.
Pa fitues në ndeshjen mes Malishevës e Dritës
Ka përfunduar pa gola ndeshja ndërmjet Malishevës dhe Dritës. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Të dyja skuadrat nuk kishin raste të shumta shënimi në ndeshje.
Drita nga minuta e 81-të ishte me një futbollist më pak në fushë. Blerton Sheji u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Malisheva ka 18 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. Ballkani ka pikët e njëjta por është në pozitën e parë. Drita ka 15 pikë dhe është në vendin e pestë.
Suhareka sërish në epërsi ndaj Prishtinës
Liridon Fetahaj ka shënuar gol në minutën e 68-të për ta kaluar sërish në epërsi Suharekën 2:1 ndaj Prishtinës.
Fetahaj realizoi gol të bukur nga afërsia.
Baras pas pjesës së parë në ndeshjen Suharekë - Prishtinë
Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Suharekës dhe Prishtinës ka përfunduar 1:1. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Mevlan Zeka në minutën e tretë. Mysafirët i barazuan shifrat në minutën e 36-të. Ardi Ajdini realizoi për 1:1.
Kjo ndeshje i takon xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Malisheva - Drita
Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në ndeshjen ndaj Malishevës dhe Dritës. Të dyja skuadrat nuk kishin shumë raste shënimi në pjesën e parë.
Kjo ndeshje i takon xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina barazon rezultatin
Prishtina e ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj Suharekës.
Ardi Ajdini shënoi në minutën e 36-të për 1:1.
Suhareka në epërsi ndaj Prishtinës
Skuadra e Suharekës ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Prishtinës. Mevlan Zeka ishte shënuesi i golit në minutën e tretë.
Kjo ndeshje i takon xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.