Futboll

Suarez: Madridi nuk do ta ketë të lehtë ndaj Las Palmasit

Alex Suarez - Las Palmas

Mbrojtësi i Las Palmasit, Alex Suarez, ka theksuar të martën se Real Madridi nuk do ta ketë të lehtë ta mposht skuadrën e tij në ndeshjen që është e vlefshme për javën e tretë të La Ligas. 

Reali do të përballet me Las Palmasin të enjten në stadiumin “Estadio de Gran Canaria” nga ora 21:30. 

“Ne jemi të përgatitur për tu përballur me Realin. Duhet të jemi më të kujdesshëm sepse Madridi ka lojtarë të klasit botëror, por duhet të luajmë pa u frikësuar prej tyre. Madrilenët janë shumë të mirë. Reali është një nga skuadrat më të mira në botë, por jemi njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë dhe nuk do të jetë e lehtë për madrilenët të fitojnë”, ka thënë Suarez. 

Reali në dy ndeshjet e para në La Liga ka një fitore dhe një barazim. Las Palmasi ka një barazim dhe një disfatë.