Stuttgarti ka shënuar fitore 2:1 të martën mbrëma ndaj Kaiserslauternit, ndërsa ka avancuar nga 1/16 e finales të Kupës së Gjermanisë.
Pjesa e parë përfundoi baras 1:1, ndërsa në minutën e 76-të, Stuttgarti shënoi golin e fitores për të siguruar kalimin në 1/8 e finales.
Stuttgarti po paraqitet në edicionin aktual të Ligën e Kampionëve. Ka fituar katër pikë nga tri ndeshje, ndërsa në Bundesligë zë vendin e tetë me 12 pikë.