Stuttgarti e ka mposhtur thellë, 5:1 skuadrën e Borussia Dortmundit të dielën pasdite. Ndeshja në mes të Stuttgartity dhe Dortmundit i takoi javës së katërt të Bundesligës gjermane.
Pjesën e parë Stuttgarti e mbylli 2:0. Golin e parë e shënoi Deniz Undav në minutën e katërt, ndërsa të dytin, Ermedin Demiroviq në minutën e 21-të. Golin e tretë për Stuttgartin e realizoi Enzo Millot në minutë n e 62-të.
Për Dortmundin golin e vetëm e shënoi Serhou Guirassy në minutën e 75-të.
Por pesë minuta më vonë, Stuttgarti realizoi sërish për 4:1. Në minutën e 90-të, Undav realizoi edhe njëherë për fitoren 5:1.
Suttgarti dhe Dortmundi kanë nga shtatë pikë.