Stuttgarti ka fituar lehtësisht ndaj Frankfurit me rezultat 3:0 të shtunën. Ndeshja i takoi xhiros së 29-të të Bundesligës.
Të tre golat u shënuan në pjesën e parë.
Golin e parë e shënoi sulmuesi Serhou Guirassy në minutën e 11-të. Gjashtë minuta më vonë Deniz Undav shënoi për 2:0. Jamie Leweling në minutën e 37-të e realizoi golin e fundit në ndeshje.
Pas fitores së sotme, Stuttgarti është barazuar me pikë me gjigantin gjerman, Bayern Munich. Stuttgarti ka 63 pikë dhe gjendet në vendin e tretë në tabelë. Me pikë të njëjta është edhe Bayerni, por që renditet në vendin e dytë.
Ndërsa skuadra e Frankfurtit është në vend të gjashtë me 42 pikë.