Futboll

Stuttgarti i bashkohet Arminia Bielefeldit në finale

Stuttgarti

Stuttgarti i është bashkuar Arminia Bielefeldit në finalen e Kupës së Gjermanisë. 

Stuttgarti e mposhti në shtëpi Leipzigun 3:1 të mërkurën mbrëma në gjysmëfinalen tjetër. 

Arminia Bielefeldi të martën mbrëma e befasoi Bayer Leverkusenin, fituesin në fuqi të Kupës gjermane. 

Angelo Stiller shënoi për 1:0 në minutën e pestë, ndërsa Nick Woltemade e dyfishoi rezultatin në minutën e 57-të. 

Benjamin Sheshko e shënoi golin e vetëm për mysafirët në minutën e 62-të. 

Jamie Leweling më pas në minutën e 73-të e vendosi epilogun final të takimit.

Finalja e Kupës së Gjermanisë luhet më 24 maj në “Olympiastadion”.