Stuttgarti ka fituar në udhëtim tek Augsburgu të premten mbrëma në ndeshjen e xhiros së 33-të të Bundesligës gjermane.
Stuttgarti fitoi 1:0 dhe përkohësisht ka dalë në vendin e dytë me 70 pikë.
Serhou Guirassy e shënoi golin e vetëm në ballafaqim, në minutën e 48-të.
Ishte goli i 26-të i edicionit aktual për të.
Augsburgu mbetet me 39 pikë në vendin e nëntë.