Juventusi është befasuar të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve. Skuadra nga Torino pësoi disfatë në shtëpi nga Stuttgarti me gol të minutave shtesë të fundit të ndeshjes që i takoi xhiros së tretë të Championsit.
Golin e fitores për skuadrën gjermane e shënoi në minutën e 92-të, El Bilal Toure.
Stuttgartit iu anulua një gol në minutën e 48-të për prekje me dorë, derisa portieri i Juves, Mattia Perin, priti penalltinë e gjuajtur nga Enzo Millot në minutën e 86-të.
Nga minuta e 84-t, Juventusi luajti me një lojtarë më pak në fushë. Danilo u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.
Juventusi ka gjashtë pikë nga tri ndeshje, kurse Stuttgarti katër pikë.