Futboll

Struga fiton ndeshjen e parë me Pyunikun

Struga

Kampionia e Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga, e ka fituar ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Struga të mërkurën në Ohër e mposhti Pyunikun e Armenisë me rezultatin 2:1. 

Besart Ibraimi nga penalltia shënoi për 1:0, ndërsa Lucas Villela i barazoi shifrat në minutën e 23-të. 
Nga minuta e 60-të, mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë. 

Ukrainasi Ergiy Vakulenko u përjashtua direkt me të kuq. 

Epërsinë numerike të lojtarëve e shfrytëzuan struganët, që në fund fituan me një gol dallim. 

Stefan Spirovski shënoi supergol në minutën e 73-të për rezultatin përfundimtar. 

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Armeni. 

Fituesi i këtij ballafaqimi në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës takohet me fituesin e ndeshjes Differdange – Ordabasy.