Kampionia në fuqi e Maqedonisë së Veriut, Struga, ka shënuar fitore të dielën në ndeshjen e xhiros së 25-të të elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Struga fitoi ndaj Voskës, skuadrës tjetër shqiptare, me rezultatin 3:1.
Fitore në këtë fundjavë ka realizuar edhe Shkëndija në shtëpi, që mposhti Bregalnicën me rezultatin 4:1.
Gostivari u mposht si vendës nga Makedonija GP, 4:1.
Të shtunën, pikët e plota i arriti edhe Shkupi që fitoi në derbin ndaj Vardarit, 3:0.