Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Struga ka shënuar fitore 2:1 përballë skuadrës tjetër shqiptare Besa 1976, kurse Gostivari mposhti Shkupin me rezultatin 1:0.
Të dielën pa gola luajtën Shkëndija e Tetovës dhe Voska Sport e Ohrit.
Shkëndija barazoi me Rabotniçkin, derisa Voska kundër Tikveshit.
Të gjitha ndeshjet e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut u zhvilluan të dielën.
Struga dy golat e fitores i shënoi në minutën e 63-të dhe 64-t.
Stefa Jevtoski shënoi për barazimin 1:1 në minutën e 63-të, kurse Lanre Kehinde një minutë më vonë golin e fitores 2:1.
Bashkim Velija shënoi golin e vetëm për Besën në minutën e 49-të.
Elvis Mashike në minutën e 67-të e shënoi golin e fitores për Gostivarin përballë Shkupit.
Struga është në vendin e pestë me 22 pikë, kurse Besa është në vendin e nëntë me 12 pikë.
Gostivari është në vendi ne katërt me 24 pikëm, derisa Shkupi zë vendin e gjashtë me 16 pikë.