Futboll

Strakosha eliminohet nga Liga e Konferencës

Thomas Strakosha

Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, nuk ka arritur ta sigurojë plejofin e Ligës së Konferencës me AEK-un e Athinës, pavarësisht fitores 1:0 të enjten mbrëma. 

AEK-u e mposhti skuadrën Noah të Armenisë, por është eliminuar me rezultatin e përgjithshëm, 3:2. 

Strakosha e kompletoi ndeshjen ndërsa golin për 1:0, skuadra greke e shëoi në minutën e 92-të. 

Eraldo Çinari luajti te Noah nga minuta e 63-të.