Suhareka ka vazhduar me përforcime për edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në futboll.
Të shtunën Suhareka ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të krahut Nikola Stijepoviq.
Stijepoviq së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Maqedonia e Veriut, Voska Sport.
Karrierë ka bërë edhe te disa skuadra nga Mali i Zi si Sutjeska Nikshiq dhe Rudar Plevla. 30-vjeçari ishte pjesë edhe e Kastriotit në Shqipëri.
Më herët, Suhareka ka zyrtarizuar edhe mesfushorin Lorik Boshnjaku.