Phil Foden shënoi gol në minutën e katërt për epërsinë 1:0 të Manchester Cityt kundër Sporting Lisbonës. Por më pas pësoi katër gola tjerë për humbjen shumë të thellë nga Sporting Lisbona.
Sportingu mposhti Cityn me rezultatin 4:1, në ndeshjen e katërt të edicionit aktual të Ligës së Kampionëve.
Në fitoren e skuadrës nga Lisbona shkëlqeu Viktor Gyokeres. Ai shënoi tri gola. Të parin në minutën e 38-të, të dytin në minutën e 49-të nga penalltia, kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 80-të, po ashtu nga pika e bardhë. Maxhimiliano Araujo shënoi golin tjetër për Sportingun në minutën e 46-të.
Për Sportingun ishte fitorja e tretë nga katër ndeshje. Zë vendin e dytë me dhjetë pikë.
