Trajneri i Sportingut të Lisbonës, Ruben Amorim, ishte prej emrave më të përfolur që ta zinte vendin e Juergen Kloppit.
Mediat angleze shkruanin se ai pritej të zyrtarizohej shumë shpejt, por marrëveshja kishte dështuar për shkak të klauzolës së lirimit të teknikut portugez.
Kështu ka shkruar “Daily Mail” të shtunën.
Thuhej se trajneri portugez do të vinte në Liverpool për 10 milionë euro.
Megjithatë, skuadra portugeze, Sporting, ndryshoi mendje dhe në vend të 10 milionëve, kërkonte dyfishin e parave që ta linte të lirë Amorimin.
Pasi ndodhi kjo, Liverpooli u tërhoq nga bisedimet.
Amorim është 39-vjeçar, ndërsa me Sportingun e ka fituar dy herë titullin, tri herë Kupën e Ligës dhe një herë Superkupën e Portugalisë.
Kupën e Ligës e ka fituar edhe me Bragan.