Stuttgarti dominoi plotësisht ndaj Sparta Pragës, por në fund mori vetëm një pikë.
Ndeshja e së martës mbrëma, e zhvilluar në Gjermani, përfundoi 1:1. I takoi xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.
Skuadra gjermane kaloi në epërsi që në minutën e shtatë, kur realizoi Enzo Millot. Shifrat në 1:1 u barazuan në minutën e 32-të, përmes Kaan Karinen.
Në pjesën e dytë Stuttgarti dominoi plotësisht, por pa shënuar golin e dytë. Portieri i skuadrës çeke, danezi Peter Vindahl, ishte i pakalueshëm.
Te Sparta Praga startuan Albion Rrahmani e Qazim Laçi. Të dy u zëvendësuan në minutën e 70-të. Nuk kishin ndonjë paraqitje për të mbajtur në mend. Ermal Krasniqi u aktivizua në minutën e 81-të te Sparta Praga, ndërsa Indrit Tuci qëndroi në stol.
Stuttgarti e kishte topin në 71 për qind të kohës. Ka krijuar plot 25 raste, ndërsa 14 i kishte Sparta. Portieri i Spartës i kishte 11 pritje, ndërsa ai i Stuttgartit tri.
Sparta në xhiron e parë fitoi 3:0 ndaj Salzburgut. Tani i ka katër pikë. Stuttgarti fitoi pikën e parë. Në xhiron e parë pësoi 3:1 nga Real Madridi.