Futboll

Spanja do t’i përdorë 11 stadiume për Botërorin 2030

Spanja

Federata e Futbollit e Spanjës ka konfirmuar 11-të stadiumet në të cilat do të mbahet Kupa e Botës 2030.

Ngjarja globale do të mbahet në Spanjë, Portugali dhe në Marok pas gjashtë vjetësh.

Finalja do të organizohet në “Santiago Bernabeu”, që është shtëpia e Real Madridit.

Ndeshjet do të luhen në Madrid, Barcelonë, Bilbao, San Sebastian, La Coruna, Zaragoza, Sevilla, Malaga dhe Gran Canaria, ka shkruar “Marca” të enjten.

Spanja ditë më parë e fitoi Kampionatin Evropian. Synon që të korrë suksese edhe në turnetë e tjerë të mëdhenj.