Futboll

Southamptoni mposht Leeds Unitedin, kthehet në Premier League

Southampton

Skuadra e Southamptonit nga edicioni i ardhshëm do të luaj në Premier League.

Të dielën, Southamptoni e mposhti Leeds Unitedit me rezultat 1:0, në plejofin e Championshipit.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi Adam Armstrong në minutën e 24-t. Southamptoni do t’i bashkohet Leicester Cityt dhe Ipswich Townit që tashmë e kanë siguruar inkuadrimin në Premier League.

Southamptoni kthehet në Premier League, vetëm pas një viti në kategorinë e dytë të futbollit anglez.