Roma e trajnerit Claudio Ranieri e ka shënuar edhe fitoren e gjashtë rresht në të gjitha garat.
Skuadra e fundit që u mposht nga Roma ishte Empoli, që në shtëpi pësoi disfatë 1:0.
Sfida u vendos nga goli i sekondës së 22-të, i realizuar nga Matias Soule.
Goli i argjentinasit ishte më i shpejti i shënuar nga ndonjë lojtar i Romës në Serie A që prej edicionit 2004/05. Soule e ka thyer rekordin e legjendës Francesco Totti, që kishte shënuar pas 30 sekondash ndaj Cesenas në vitin 2012.
Roma është në ecuri pozitive të rezultateve në Serie A, ndërsa humbjen e fundit në ligë e ka pësuar më 15 dhjetor nga Como, 2:0.
Roma ngjitet në pozitën e shtatë me 46 pikë, kurse Empoli vazhdon luftën për mbijetesë me 22 pikë në vendin e 18-të.