Të enjten mbrëma, në orën 21:00, nisin ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës.
Bayer Leverkuseni e pret Romën, ndërsa Atalanta ballafaqohet me Marseillen.
Leverkuseni fitoi në ndeshjen e parë 2:0.
Më pas i shënoi pesë gola kundër Eintracht Frankfurtit dhe e barazoi rekordin 59-vjeçar me 48 ndeshje rresht pa humbje në të gjitha garat.
Këtë rekord e mbante Benfica.
Por, këtë rekord Leverkuseni mund ta thyejë nëse mbetet i pamposhtur.
Ndeshjen e parë në “Olimpico” Leverkuseni e fitoi me rezultatin 2:0.
Leverkuseni e synon finalen e parë evropiane që prej vitit 2002, kur kishte arritur në finale të Ligës së Kampionëve.
Atë finale skuadra gjermane e kishte humbur nga Real Madridi.
Ndërkohë Roma synon që të shkaktojë befasi e ta arrijë finalen e dytë rresht.
Roma e fitoi edicionin inaugurues të Ligës së Konferencës me Jose Mourinhon, më pas shkoi në finale të Ligës së Evropës kur u mposht në edicionin e kaluar nga Sevilla në penallti. Tani e synon finalen e tretë të njëpasnjëshme, por me trajnerin Daniele de Rossi në krye të skuadrës.
Në duelin tjetër të gjysmëfinales së Ligës së Evropës, Atalanta e pret Marseillen.
Ndeshja e parë në Francë ishte mbyllur me rezultatin 1:1.
Për Atalantan ku luan kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, do të ishte finalja e parë evropiane.
Ndërkohë, Marseille për herën e fundit luajti në finale të Ligës së Evropës në edicionin 2017/18.
Ishte mposhtur 3:0 nga Atletico Madridi.
Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet në “Dublin Arena” të Republikës së Irlandës më 22 maj.
Ky stadium ka kapacitet prej 50 mijë ulëseve.