Sulmuesi nga Koreja e Jugut, Heung-min Son, vazhdon të jetë kritikuesi më i madh i skuadrës së Tottenham Hotsporit.
Son është edhe kapiten i skuadrës angleze.
Tottenhami nuk është duke treguar rezultate pozitive këtë edicion në Premier League.
Të dielën mbrëma, Tottenhami u mposht nga Leicester City me rezultatin 2:1.
Son deklaroi se mungesa e përqendrimit në ndeshje ka ndikuar që Tottenhami të mos fitojë ndaj Leicesterit.
“Është shumë e dhimbshme. Kur je duke fituar në pjesën e parë dhe pëson dy gola në një periudhë të shkurtër kohe të zhgënjen normalisht. Nuk mund të themi vetëm lodhje as gabime individuale. Është thjesht mungesë përqendrimi. Ne vetëm duam të marrim sa më shumë pikë që të jetë e mundur. Ka ende shumë ndeshje për të luajtur. Ne duam të kthejmë lojtarët me përvojë dhe kjo do të jetë shumë e dobishme”, ka thënë Son, shkruan të hënën “Reuters”.
Tottenahmi pas 23 ndeshjeve të luajtura këtë edicion në elitën e futbollit anglez ka 24 pikë në vendin e 15-të.