Futboll

Sokoli i hyn politikës, Drenica e liron nga detyra e trajnerit

Bylbyl Sokoli

Bylbyl Sokoli nuk do të jetë më trajner i klubit Drenica. Në njoftimin e klubit të Ligës së Parë bëhet e ditur se Sokoli është liruar nga pozita e trajnerit. Arsyeja tha se është vendimi i Sokolit për t’u angazhuar në garën politike. 

“Me anë të këtij njoftimi, dëshirojmë t’ju informojmë se, më datë 11.12.2024, trajneri i Klubit futbollistik Drenica, z. Bylbyl Sokoli, është liruar nga detyra. Ky vendim është marrë pas njoftimit të z. Sokoli, i cili ka vendosur të angazhohet në garën politike. Vendimi është rezultat i angazhimit të klubit për të ruajtur paanësinë dhe për të shmangur çdo ndikim të mundshëm politik në aktivitetet tona sportive. Klubi futbollistik Drenica mbetet i vendosur që sporti të qëndrojë i ndarë nga politika ditore, dhe ky hap vjen në përputhje me parimet tona”, shkruan ndër të tjerë në njoftimin e klubit Drenica.

Nën drejtimin e tij Drenica e mbylli stinorin vjeshtor në vend të parë në Ligën e Parë - Grupi A.