Trajneri Bylbyl Sokolli ka thënë se është gati ta udhëheq Drenicën drejt rikthimit në Superligë.
Sokoli të mërkurën u rikthye te Drenica pas largimit të Arsim Thaqit.
Ai edhe më herët këtë edicion udhëhoqi Drenicën. Doli kampion i stinorit vjeshtor.
“Kam një obligim moral ndaj sportdashësve dhe votuesve të mi, andaj dua të ju informoj se do të jem deputet i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe gjithmonë do të jem i gatshëm të jap kontributin tim për Drenicën e futbollin! Së bashku me bashkëpunëtorë e mi do të udhëheqim Drenicën deri në fund të sezonit - drejt Superligës!”, ka shkruar Sokoli në Facebook.