Futboll

Slot konfirmon qëndrimin e Diazit te Liverpooli

Luis Diaz

Trajneri Arne Slot të premten e ka konfirmuar qëndrimin e sulmuesit Luis Diaz te Liverpooli. Ai po shpreson që Diaz të ketë ndikim të madh në sezonin e ri në Premier League. 

“Ka shumë spekulime vazhdimisht në këtë vend, kjo është e qartë për mua. Kështu që nuk është çudi nëse ju dëgjoj duke thënë se është edhe për Luis Diazin. E ardhmja e tij është me ne sepse më pëlqen shumë ajo që kam parë në dhjetë ditët e fundit. E pashë të njëjtën gjë sezonin e kaluar. Ai ka pasur ndikim të madh te Liverpooli dhe shpresoj që ai të ketë ndikim të madh edhe në sezonin e ri”, deklaroi Slot. 

Diaz me skuadrën angleze ka kontratë edhe dy vite.