Futboll

Slot konfirmohet si trajner i Liverpoolit

Arne Slot

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot, do të jetë trajneri më i ri i Liverpoolit nga sezoni i ardhshëm. Klubi holandez përmes një video të premten i ka dhënë lamtumirën Slotit, i cili ka konfirmuar se do të drejtojë "Të Kuqtë". 

Liverpooli do t’ia paguajë rreth 15 milionë euro Feyenoordit për Slotin, shkruan “Daily Mail”.

Slot do ta zëvendësojë Jurgen Kloppin.

Nën drejtimin e Slot, Feyenoordi në 31 ndeshje në kampionatin holandez ka 23 fitore, gjashtë barazime dhe dy humbje. Feyenoordi është në vendin e dytë në tabelë me 75 pikë. Vendin e parë e mban PSV-ja me 84 pikë.

45-vjeçari e mori drejtimin e klubit holandez në vitin 2021. Gjatë kësaj periudhe e fitoi Eredivisien e Kupën e Holandës.