“Pritja nga tifozët në ‘Anfield’ ishte e ngjashme me atë që mora nga të gjithë ata që punojnë brenda dhe përreth në qendrën stërvitore, si dhe nga njerëzit që punojnë për Liverpoolin. Nuk mund të flas për të gjithë trajnerët, por ndoshta të gjithë do t’ju thonë të njëjtën gjë. Çdo trajner që vjen këtu ndien ngrohtësinë e këtij klubi, njohjen e tifozëve dhe gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë si trajnerë është të sigurohemi që skuadra të luajë në një stil që tifozët duan ta shohin. Kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë dhe mendoj se djemtë e treguan këtë në ndeshjen ndaj Brentfordit. Tifozët e vlerësuan, mendoj”, u shpreh Slot, shkruan të hënën “L’Equipe”.
Liverpooli nën drejtimin e 45-vjeçarit ka shënuar dy fitore në po aq ndeshje të zhvilluara në edicionin e ri në Premier League.