Përfaqësuesja e Sllovenisë në futboll ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë. Kjo ndeshje u zhvillua të martën mbrëma në Lubjanë të Sllovenisë.
Sulmuesi Jan Mlakar realizoi për 1:0 në minutën e 11-të.
Armenia i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 56-të. Golin e barazimit e shënoi mbrojtësi Varazdat Haroyan. Shtatë minuta më pas Sllovenia e shënoi golin e fitores nëpërmjet mesfushorit Josip Iliçiç.
Për Slloveninë kjo ishte ndeshja e parë miqësore para “Euro 2024”. Miqësoren e dytë do ta ketë të shtunën ndaj Bullgarisë. Sllovenia në Evropian është në Grupin C së bashku me Danimarkën, Serbinë dhe Anglinë.