Futboll

Sllovenia fiton pas vazhdimeve ndaj Sllovakisë

Sllovenia dhe Sllovakia

Përfaqësuesja e Sllovenisë ka fituar 1:0 ndaj Sllovakisë dhe ka mbetur në Ligën B të Ligës së Kombeve. Ndeshja është vendosur pas vazhdimeve.

Ndeshja pas 90 minutave përfundoi 0:0.

Në minutën e 95-të, Adam Gnezda Cerin, e realizoi golin e fitores për Slloveninë.

Ndeshja e parë e cila u zhvillua të enjten ndërmjet Sllovakisë dhe Sllovenisë përfundoi 0:0.

Sllovakia nuk arriti që të avancoj në Ligën B dhe nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara sërish në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Sllovenia është në grup me Kosovën në kualifikimet e Botërorit 2026.

Në Grupin B me Kosovën dhe Slloveninë janë edhe Zvicra dhe Suedia.

Ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë do të luhet më 10 tetor.