Skuadra shqiptare, Deçiqi, mori kreun e klasifikimit në kampionatin e Malit të Zi në futboll.
Deçiqi i Tuzit të dielën fitoi 2:0 ndaj Mladostit, në kuadër të xhiros së 31-të. Ndërkohë Buduqnosti pësoi 3:1 nga Jezero.
Tani Deçiqi i ka 57 pikë, tri më shumë se Buduqnosti. Xhiron e kaluar Deçiqi e humbi pozitën e parë, por e ktheu shpejtë.
Pjetër Lulgjuraj e Bojan Matiq shënuan golat për Deçiqin.
Deri në fund kanë mbetur edhe pesë xhiro.