Futboll

PSG-ja kalon me vështirësi në finale të Kupës

psg

Gjiganti francez, Paris Saint-Germain me vështirësi ka kaluar në finale të Kupës së Francës. PSG-ja mposhti 3:2 skuadrën e Kategorisë së Dytë të Francës, Dunkerque. Ndeshja gjysmëfinale e Kupës franceze u zhvillua të martën.

PSG-ja e mbylli në disavantazh 2:1 pjesën e parë. Por në pjesën e dytë PSG-ja shënoi edhe tre gola për fitoren 4:2.

Vincent Sasso në minutën e 7-të dhe Al Saad në minutë ne 27-të shënuan dy golat e parë për ekipin vendës, ndërsa katwr golat për PSG-në i realizuan Ousmane Dembele në minutën e 45-të, Marquinhos në minutën e 48-të dhe Desire Doue në minutën e 62-të dhe Demebele sërish për 4:2.

Të mërkurën luhet ndeshja tjetër gjysmëfinale ndërmjet Cannes dhe Reimsit.


Skuadra e vogël franceze i shënon gol PSG-së

Skuadra e vogël franceze, Dunkerque, i ka shënuar gol gjigantit Paris Saint-Germain.

 Skuadra e PSG-së është duke pësuar disfatë 1:0 nga Dunkerque, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Francës.

 Golin e epërsisë skuadra që garon në Kategorinë e Dytë të Francës e shënoi në minutën e shtatë.