Futboll

Skuadra e madhe turke i kërkon shërbimet e Hoxhës

Arbër Hoxha

Trabzonspori, njëri prej ekipeve gjigante në Superligën e Turqisë, dëshiron që në radhët e veta ta ketë sulmuesin e Dinamos së Zagrebit dhe Shqipërisë, Arbër Hoxha.

Negociatat kanë nisur tashmë për sulmuesin e krahut, i cili më parë kërkohej edhe nga Eyupspori, shkruan mediumi “Fanatik.tr” të shtunën.

Sipas mediumit turk, pas Eyupsporit, ofertë zyrtare ka bërë edhe Trabzonspori. 
26-vjeçari Hoxha ka zhvilluar 25 ndeshje për skuadrën e madhe kroate në edicionin aktual, ndërsa ka kontribuuar me dy gola e një asistim.