Futboll

S’ka fitore për Milanin as në ndeshjen e tretë

Milan

Milani ka barazuar 2:2 me Lazion në Serie A duke vazhduar formën e dobët në nisje të sezonit.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e tretë ia solli vetëm pikë e dytë këtë sezon ekipit të Paulo Fonsecas.

Lazio vendase golat i realizoi përmes Taty Castellanosit dhe Boulaye Dias, ndërsa Milani përmes Strahinja Pavloviqit dhe Rafael Leaos.

Ishte barazimi i dytë i Milanit këtë sezon. Ka barazuar edhe me Torinon. Ka edhe një humbje nga Parma. Milani akoma s’ka shijuar fitoren.

Për Lazion është pika e katërt.