Futboll

Sinani i bashkohet Dukagjinit

Egzon Sinani

Mbrojtësi Egzon Sinani karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Dukagjinit. 

“Sinani, i cili padyshim se do të jetë një forcë e shtuar për ne, tashmë ka nisur me përgatitjet nën urdhrat e trajnerit, Ismet Munishi. Ne i dëshirojmë mirëseardhje Egzon Sinanit në familjen tonë dhe urojmë për suksese të përbashkëta”, shkruan në njoftimin e Dukagjinit. 

30-vjeçari së fundi ishte te Ballkani, ndërsa ka luajtur edhe për Llapin, Gjilanin dhe Prishtinën.