Futboll

Simeone kritikon gjyqtarin italian pas disfatës

Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e ka kritikuar gjyqtarin italian Marco Guida, pas disfatës 3:1 në shtëpi nga Lille i Edon Zhegrovës.

Zhegrova realizoi supergol në këtë ballafaqim duke i barazuar shifrat në 1:1, në minutën e 61-të.

Më pas Lille fitoi penallti, që u dha nga gjyqtari Guida.

Sipas trajnerit të Atleticos, ai moment nuk është dashur të jepej penallti në të mirë të skuadrës franceze.

Jonathan David ishte i saktë nga pika e bardhë, ndërsa më vonë e shënoi edhe një gol tjetër për rezultatin përfundimtar. Sipas Simeones, gjyqtari kishte halucinacione.

“Nuk kishte prekje me dorë, nuk kishte asgjë. Ishte gabim i rëndë nga gjyqtari. Është e pamundur të shpjegohet se si VAR-i nuk intervenoi”, ka deklaruar ndër të tjera Simeone.

Guida do të jetë gjyqtar kryesor edhe në ndeshjen derbi Inter – Juventus.