Futboll

Simeone i bindur që Griezmanni do të shkëlqejë ndaj Realit

grez

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është i bindur që sulmuesi francez, Antoine Griezmann, do të shkëlqejë ndaj Real Madridit.

Atletico të mërkurën nga ora 21:00 e pret Realin në ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjen e parë e fitoi Reali në “Santiago Bernabeu”, me rezultatin 2:1.

Kjo është edhe njëra prej ndeshjeve më interesante të një të tetës së finales të Championsit.

“Griezmann do të ketë një lojë të mrekullueshme nesër. Sigurisht, jam absolutisht i bindur se ai do të ketë një lojë të shkëlqyer”, ka thënë Simeone të martën në konferencë për shtyp.

Simeone beson që skuadra e tij do ta mposhtë Realin dhe do të avancojë në çerekfinale.

“Unë besoj te lojtarët, kam besim në skuadër, e kuptoj zemrën që kanë lojtarët e mi, ne do të vazhdojmë tutje në Ligë të Kampionëve, sepse ky është qëllimi ynë përfundimtar”, theksoi Simeone.

Barcelona, Reali dhe Atletico janë duke zhvilluar garë të ashpër për titull kampioni në La Liga.