Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka thënë pas ndeshjes se nuk është i brengosur për ndaljen e ecurisë pozitive të rezultateve, por për humbjen e finales së Ligës së Evropës.
“Nuk ka të bëj me ecurinë e rezultateve. Ka të bëj me ndeshjen. Humbëm, ky është futbolli. E përgëzoj Atalantan, kaq. Keq që gjërat nuk shkuan mirë, nuk ia dolëm. Por në vikend e kemi një tjetër finale. E dinim se Atalanta do të na fuste në presion, kemi humbur topin, por do të bëjmë më mirë në vikend”, ka thënë Xhaka.
Leverkuseni u mposht pas 51 ndeshjeve rresht në të gjitha garat e edicionit aktual.
Leverkuseni e fitoi Bundesligën për herën e parë në histori, ndërsa të shtunën do të luajë në finale të Kupës së Gjermanisë kundër Kaiserslauternit.
Në ecurinë e 51 ndeshjeve pa humbje, Leverkuseni kishte 42 fitore e 9 barazime.