Futboll

Shumë oferta për Matoshin e Thunit

Valmir Matoshi

Valmir Matoshi

Mesfushori Valmir Matoshi vlerësohet prej talenteve më të mëdha në kategorinë e dytë zvicerane. 20-vjeçari është pjesë e Thunit, por për të po interesohen skuadra të shumta.

Matoshi ka kontratë me Thunin deri në vitin e ardhshëm dhe klubi duhet t’ia vazhdojë kontratën apo të përfitojë nga shitja e tij.

Blick shkruan të mërkurën se për Matoshin ka skuadra të shumta të interesuara. Ka klube nga Holanda dhe një nga Bundesliga 2 e Gjermanisë.

Matoshi është i interesuar të mbetet në Zvicër. Baseli është njëra prej skuadrave zvicerane të interesuara për të. Por Sioni, që pritet të kthehet në elitë, vlerësohet favorit për ta transferuar lojtarin e U21 të Zvicrës.

Çmimi i tij vlerësohet rreth 1 milion franga zvicerane.

Valmir Matoshi është i interesuar të mbetet në Zvicër