Ermal Krasniqi shënoi gol e asistoi. Albion Rrahmani e realizoi një gol tjetër, derisa Qazim Laçi la gjurmë me asistim.
Shqiptarët e Sparta Pragës shkëlqyen të mërkurën mbrëma në fitoren 4:0 ndaj Brnos, skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit çek.
Me fitoren e shënuar në “Epet Arena”, Sparta Praga ka avancuar në 1/8 e finales së Kupës.
Krasniqi shënoi me asistim të Laçit në minutën e 40-të. Laçi u zëvendësua me të nisur pjesa e dytë.
Krasniqi më pas asistoi në golin për 2:0 në minutën e 65-të, dhe u zëvendësua tre minuta më pas.
Albion Rrahmani që u inkuadrua në minutën e 57-të, e vendosi rezultatin përfundimtar me shënimin nga penalltia, dhjetë minuta para fundit.
