Futboll

Shqipëria U21 fiton me autogol të Aventisianit

Shqipëria U21

Përfaqësuesja e Shqipërisë U21 ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Armenisë në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues të Evropianit 2025.

Goli i fitores për Shqipërinë u shënoi nga mbrojtësi kundërshtar Aventis Aventisiani në minutën e 57-të. Shqipëria megjithatë nuk është kualifikuar për Evropianin 2025. Përfundoi në pozitën e katërt me 16 pikë në Grupin E.

Rumania e ka siguruar kualifikimin duke u renditur në pozitën e parë me 22 pikë. Finlanda është e dyta me 20 pikë dhe do të luaj në plejof.