Përfaqësuesja U21 e Shqipërisë në futboll ka barazuar 1:1 me Moldavinë në ndeshjen miqësore që u zhvillua të premten pasdite në stadiumin e Vorës.
Shqipëria kaloi në epërsi në minutën e dhjetë. Sulmuesi Ermir Rashica realizoi për 1:0 nga pika e bardhë.
Moldavia U21 shifrat i barazoi në minutën e 79-të me golin që e shënoi Vladislav Costin.
Shqipëria U21 dhe Moldavia do ta zhvillojnë edhe një miqësore të hënën.
Te Shqipëria U21 ka debutuar sulmuesi Elmedin Rama, që ishte te Kosova U19, por nuk u ftua nga Kosova U21. Te Shpresat e Shqipërisë janë edhe disa lojtarë të tjerë nga Kosova.
Ndërkohë Shqipëria U17 të premten e mposhti Poloninë në ndeshje miqësore me rezultatin 3:2.
Gabriel Kulla i realizoi dy gola ndërsa një e shënoi Serxho Vogli.
Miqësorja e dytë mes Shqipërisë U17 dhe Polonisë U17 luhet të hënën.