Futboll

Shqipëria U19 pëson humbje 6:0 nga Izraeli

U19

Shqipëria U19 ka pësuar humbje 6:0 nga Izraeli i kësaj grupmoshe, në ndeshjen e parë të Grupit 11. 

Ballafaqimi i zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” ishte i vlefshëm për kualifikim në Evropianin që vitin tjetër organizohet në Rumani. 

Shqipëria është nikoqire e këtij grupi. 

“Kuqezinjtë” ndeshjen e ardhshme e luajnë kundër Danimarkës më 16 nëntor, ndërsa grupin e mbyll më 19 nëntor ndaj Irlandës së Veriut U19. 

Karem Zoabi, Liran Hazan që shënoi dy herë, Iyad Khalaili, Ido Oli dhe Roey Magor, i realizuan golat e fitores së thellë. 

Vetëm dy të parët e grupeve dhe më i miri i vendit të tretë avancon në “Elite Round”.